Të gjithë aktivitet sportive janë shtyrë për shkak të coronavirusit. Ashtu si futbolli edhe Olimpiada e Tokoy është shtyrë për vitin e ardhshëm duke parë që bota është prekur nga pandemia. Në një prononcim për “Fan Zone” ka folur Erkand Qerimaj, peshëngritësi shqiptar.

“Për momentin ndodhem në Tiranë dhe jemi menduar të dalim vetëm për gjëra emergjente. Disa ushtrime po mundohem t’i bëjë edhe në shtëpi. Duhet të bëjmë aq sa kemi mundësi që ky virusi të mos përhapet më shumë dhe të mbrojmë të tjerët.

Kam marrë shumë Kupa sa nuk i nxë dhoma. Kam arritur të marrë mbi 47 medalje dhe Kupa në karrierën time. Europiani në Rusi është shtyrë dhe unë kam mundësi që javën tjetë të mund të filloj stërvitje në palestër. Objektivi krysor ka qenë Olimpiada dhe unë e prisja që të shtyhej pasi në fillim vjen shëndeti e më pas sporti. Ishte gjëja më e duhur që është shtyrë Olimpiada.

Momentalisht nuk kam menduar penalizmet pasi e rëndësishme është shëndeti. Gradualisht do të kthemi në jetën normale dhe të gjithë duhet të kontribojnë. Jemi mërzitur normalisht pasi nga dy stërvitje në ditë të rrish në shtëpi nuk është nëjsoj. Për momentin nuk mendoj për penalizimet që mund të kem si sportist. Kam thirrje për të gjithë që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë distancën”, u shpre Erkand Qerimaj./newsport/