Erling Haaland vazhdon të shënoj vazhdimisht, si me klubin e tij Manchester City ashtu edhe me Kombëtaren e Norvegjisë.Ylli norvegjez ka lënë gjurmë edhe në sfidën ndaj Asutrisë, ku Norvegjia triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1.
Haaland ka realizuar një gol në minutën e 80-të të ndeshjes për t’i dhënë fitoren e parë në Ligën e Kombeve kombëtares së tij.Sulmuesi i Citizens me golin e mbrëmshëm ka shkuar në kuotën e 32 golave në 35 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Norvegjisë.
24-vjeçarit i duhet edhe një gol për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Norvegjisë.Rekordi aktual i golave i takon Jorgen Juves, i cili luajti për ekipin kombëtar nga viti 1928 deri në vitin 1937 – ai shënoi 33 gola në 45 paraqitje për Norvegjinë.
Erling Haaland ka tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon. /Telegrafi/