Skuadra e Vllaznisë u mund dje 2-0 nga Partizani dhe është me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi ndodhet në vend të parafundit në renditje, me 38 pikë, 5 më pak se kundërshtari më i afërt.
Pas ndeshjes, trajneri Gjoka nuk pranoi të prononcohej për mediat, madje u tha se ai kishte dhënë dorëheqjen.
Por, burime për newsport.al brënda klubit shkodran, bëjnë me dije se trajneri ende nuk u ka komunikuar largimin lojtarëve, madje Gjoka nuk ka dhënë dorëheqjen, thjesht nuk ka pranuar të japë prononcim pas ndeshjes.
As klubi i Vllaznisë nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje, duke e lënë ende të paqartë situatën.
Deri në një komunikim të dytë nga klubi apo vetë trajneri, Gjoka mbetet trajner i Vllaznisë./Newsport/