Pas ndeshjes me Kastriotin, ku skuadra e tij humbi, duke pësuar gol në kohën shtesë, trajneri Ernest Gjoka theksoi se do të shohë pozicionin e tij, duke lënë të kuptohet se po mendon largimin:
“Situatë shumë e vështirë, pasi ishte një ndeshje për t’u fituar, por nuk e fituam. Dorëheqje? Do të flas me presidentin dhe do të shoh pozicionin tim.
Ishin dy pjesë të ndryshme, por kishim edhe shumë presion dhe nuk ishim të kujdesshëm. Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe kishim më shumë qetësi, por pa kujdesin e duhur. Kjo situatë më duket pa zgjidhje.
Penalltia e padhënë? Në ndeshje shumë të vështira, me një episod do të ishte më ndryshe loja. Ka vështirësi në drejtimin e skuadrës, pasi nuk po e realizojmë lojën tonë, duke parë problemet. Do të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk po motivohet skuadra dhe në futboll duhet të jenë të gjitha gjërat bashkë”, – tha Gjoka. /Vipsport/