Tirana po kalon një moment mjaft të keq dhe humbja e fundit në kampionat ndaj Laçit, duket se e vulosi zyrtarisht krizën që ka kapluar bardheblutë.
Në lidhje me formën e kryeqytetasve, ka folur ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë, Ernest Gjoka i cili në emisionin “Fair Play” është shprehur se Tirana ka problem me formacionin dhe skemën, ndërkohë që ka kritikuar edhe Ze Marian.
Nuk është ‘Hajt të heqim Gjokën dhe mbaroi’. Problemi është më specifik se kaq. Unë mendoj se Tirana ende nuk e ka gjetur se cila është skema, strategjia e vet dhe 11 lojtarët kryesorë të boshtit.
Ky është problemi që ka pasur Ze Maria në këtë periudhë. Kanë qenë 8 javë të ndryshme dhe nuk ke mundësi të rikuperosh. Puna jonë matet me rezultat.
Nëse nuk ke rezultat do ikësh. Këtu nuk ka asnjëherë më i miri, pasi këtu gjithmonë do biesh, do ngrihesh, por ishalla nuk bie shumë. Këto javë kushtojnë ën fund. Ze Maria tha në fillim kjo është skuadra ime më e mirë dhe pas derbit bëri 5 ndryshime menjëherë. Skuadra do stabilitet nga portieri te sulmuesi.
Problemi është që Tirana nuk e ka ende skuadrën dhe 11 e parë dhe që gjatë rrugës të ketë ndryshimet e nevojshme nga dëmtimet apo forma e dobët”, u shpreh Gjoka./vipsport/