Finalja e 31 majit ne mes Vllaznise dhe Laçit, po pritet me shume interes dhe jo vetem nga keto dy skuadra, por edhe nga te tjera sepse nga fituesi i saj eshte i lidhur edhe emri i skuadres se katert qe do te shkoje ne Kupat e Europes.
Duke folur ne lidhje me kete finale te Kupes se Shqiperise, trajneri i njohur Ernest Gjoka, e konsideron nje sfide delikate dhe ka deshire t’i jape nga 50 per qind shans seciles skuader per fitoren e saj.
“Në finale te tilla siç eshte edhe kjo ne mes Vllaznise dhe Laçit nuk ka favoritë dhe ato janë 50 me 50. Të dyja kanë cilësi dhe mendoj se do të jetë luftë pankine, në këto raste është përvoja dhe eksperienca e trajnerëve që mund të vendosë.
Pra, do të jetë një luftë taktike midis trajnerëve Josa e Duro, sepse ata do ta drejtojnë finalen”- eshte shprehur trajneri Ernest Gjoka.