Pas emërimit të Ernest Gjokës në krye të ekipit të Vllaznisë, një ish- futbollist i kësaj skuadre- Edi Martini, pat deklaruar në një media se njeriu që ka ndërhyrë për ta sjellë këtë trajner në Shkodër ka qenë ish- presidenti i kësaj skuadre Valter Fushaj. Ky i fundit iu pat përgjigjur pak kohë më vonë duke mohuar gjithçka dhe të njëjtën gjë së fundi ka bërë edhe vetë trajneri i kuqebluve.

“Këto janë legjenda urbane. Me zotin Fushaj kam njohje, nuk mund ta mohoj. E kam krijuar që në momentin kur kam qenë trajner i Flamurtarit dhe kur kemi ardhur për të luajtur në Shkodër, kemi qëndruar tek hoteli i tij ku dhe na ka respektuar, kemi pirë kafe sëbashku, vazhdojmë të pimë kafe dhe që atëherë e kemi ruajtur një raport shoqëror. Por zoti Fushaj nuk ka lidhje me ardhjen time tek Vllaznia. Këtu në Shkodër dua ta them publikisht, më ka marrë kryetarja e Bashkisë. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë a je i interesuar për të ardhur tek Vllaznia? Askush tjetër”.

© shkodrasport.com