Ka hyre ne vitin e katert qe nuk trajnon, megjithate emri i tij permendet shpeshhere ne media. Ernest Gjoka ka arritur te shpallet kampion me Kukesin, ka drejtuar edhe Vllaznine, por aktualisht eshte i papune ndonese disa skuadra nuk kane trajnere ne pankinat e tyre.

Ai ka dhene sot nje interviste per “Sport News” ku ka folur per shume gjera, por edhe per kete temen e fundit teksa ka lene te hapur çdo mundesi rikthimi ne pankine.

“Trofetë i kemi marrë. Ka hyrë viti i katërt që nuk trajnoj. Eksperienca është e madhe por nuk po na bashkohen rrugët me ndonjë nga ekipet e kryeqytetit. Mbase një ditë do na bashkohen rrugët.

Nese analizojme ate se çfare ndodhi te Dinamo, mesa duket, trajneri italian nuk u përshtat. Nuk është e lehtë të përshtatesh këtu. Duhet ta njohësh mirë futbollin këtu, që të dish ta interpretosh. U bashkuan shumë gjëra bashkë. Pavarësisht se ishte emër i madh, ndryshojnë shumë gjërat. Shpresoj që Dinamo të gjejë vetveten dhe të ringrihet. Duhet të ketë me patjetër njerëz profesionistë. Unë mendoj se Dinamo ka disa lojtarë cilësorë. Mbase nuk është gjetur ende ekuilibri i duhur. Është shumë e rëndësishme që të gjendet një njeri, mbase edhe nga brenda familjes.

Sa i takon Tiranes, është një ekip që kërkon përherë të jetë në vend të parë, është lokomotiva e futbollit shqiptar. Sipas ideve, janë marrë lojtarët më të mirë shqiptarë. Ndoshta momenti i Gestit ishte fundi i ciklit. Tirana nuk pret. Ka ardhur një trajner tjetër, për të ringritur ekipin. Nuk mund të thotë askush që Tirana nuk ka elementë cilësorë. Unë mendoj se është diçka provizore, duhet të reagojnë të gjithë.

Partizani më duket ekipi më në ekuilibër nga ekipet e kryeqytetit. Edhe pse ka mungesa, nuk ndjehen mungesat. Partizani është në rrugë të mbarë, shpresoj që të marrin sa më shpejt një trajner”- eshte shprehur Gjoka.

Trajneri i njohur ka vleresuar edhe me te miret ne fundin e fazes se pare kur ka thene: “Më ka pëlqyer Skënderbeu, është skuadër që e di çfarë e pret. Interesant është edhe ndryshimi i brezave. Ka ardhur momenti që disa lojtarë të hyjnë në garë. Superliga shqiptare është trampolinë, i rëndësishëm është ardhja e brezit të ri.

Sa i takon lojtareve, diferencën e bën Duamena, më ka surprizuar. Futbolli është lojë grupi, vlerë të madhe ka sulmi. Në 2019 kishte shumë sulmues, tani nuk ka sulmues”.