Julian Ahmataj u largua sot nga Kamza. I kontaktuar nga newsport.al trajneri i njohur deklaroi se ka qenë një dakortësi mes palëve që ai mos të vijonte punën për sezonin e ri.
Në fakt, kjo disi e befasishme pasi 39-vjeçari arriti objektivin e vënë nga drejtuesit, qëndrimin në Superiore. Zakonisht kur arrihet suksesi vijohet bashkëpunimi, por me Kamzën nuk ndodhi kështu.
Drejtuesit kanë planet e qarta dhe nuk do të mendohet më për mbijetesë. Për edicionin e ri objektivi do të jenë Kupat e Europës, ndaj për këtë po mendohet një trajner me eksperiencë.
Newsport.al mëson se Ernest Gjoka është emri i mundshëm për të drejtuar kamzalinjtë.
Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare, por ish-trajneri i Vllaznisë është kandidat potencial për t’u ulur në stolin e ekipit kryeqytetas. /Newsport/