Tek Tirana po flitet çdo dite e me shume per mundesine e largimit te trajnerit Orges Shehi. Duket se mes tij dhe presidenti Halili tashme eshte krijuar nje “ftohtesi” dhe kjo ka bere qe ne media te fillojne te lakohen emrat e pare si kandidate per te marre drejtimin e bardhebluve.

Per momentin duket se dy jane kandidaturat kryesore per kete post. I pari eshte Ernest Gjoka, ndërsa i dyti Emanuel Egboja.

Për Gjokën është folur shumë gjatë te Tirana. Madje që në sezonin 2016-2017 dhe më pas. Ish-trajneri kampion i Kukësit, paçka dëshirës, asnjëherë nuk ka mundur të drejtojë bardheblutë.

Emanuel Egboja është një tjetër emër kampion i Shqipërisë me Tiranën. Trajneri shqiptaro-nigerian që ktheu titullin bardheblu pas 10 vitesh për 100-vjetorin e klubit është një tjetër alternativë e Halilit, gjithmonë nëse vjen ndarja me Shehin.

Thuhet që mes klubit dhe trajnerëve ka pasur kontakte indirekte. Egbo u largua pas Europës në vitin e COVID-it, por tani mund të rikthehet sërish bardheblu.

Nga ana tjetër, Tirana ka edhe emrat rezervë. Një prej tyre është Julian Ahmataj, i cili është drejtues tek akademia bardheblu.

Këta janë disa nga emrat që qarkullojnë në treg. Fakt është që Tirana është duke kërkuar trajner dhe kjo që pas sfidës me Teutën në Durrës. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet në javët në vazhdim dhe nëse Tirana do të vazhdojë me Orges Shehin apo jo.