I mërzitur për humbjen dhe i zhgënjyer me rezultatin, por trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ndjen se ekipi shkodran po funksionon. Sipas teknikut Gjoka, ekipi performoi shumë mirë, duke theksuar si gabimin e vetëm fatal, atë të pësimit të golit të dytë nga një keqkuptim taktik, ndërkohë që preferon të rikujtojë se kishin përballë ekipin kampion në fuqi.Gjoka sqaron gjithashtu se Vllaznia tashmë e ka mbyllur merkaton e janarit.
“Është keqardhje e madhe, pasi interpretuam një ndeshje të madhe. na goditi goli i parë, por gjithsesi arritëm të barazonim. Një keqkuptim në lojë, në një gabim taktik mes dy lojtarëve të krahut, që na ndëshkoi dhe pavarësisht se u përpoqëm të barazonim sërish, nuk ia dolëm.
Mendoj se merkato për ne është mbyllur. Pavarësisht humbjes, mendoj se gjërat po funksionojnë. Ekipi ka një cilësi tjetër dhe e shfaqi, duke realizuar një performancë të kënaqshme, edhe pse u mund në fund”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Erest Gjoka.