Kristian Panuçi nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë dhe ishte presidenti Armando Duka ai i cili vendoste që të shkarkonte ish-trajnerin e Kombëtares. Rezultatet negative dhe humbja e fundit ndaj Turqisë, bërë që Duka të merrte një vendim të cilin tifozët e prisnin prej kohësh.
Situatën në të cilën po kalon Shqipëria, e ka komentuar trajneri Ernest Gjoka i cili për Panuçin thotë se nuk e kuptoi kurrë futbollin në Shqipëri. Ai shton për ‘Klan TV’ se tashmë duhet të ndërtohet një kombëtare solide dhe e fortë.
“Kristian Paunçi nuk e kuptoi mentalitetin dhe futbollin në Shqipëri. Erdhi në një moment kur nuk kishte alternativë. Panuçi nuk u përshtat në asnjë moment me mentalitetin, futbollin tonë, tifozët apo dhe gazetarët. Pas suksesit në Europian nuk solli risi, por la një gropë të madhe.
Të bëjë një zgjedhje të duhur, që kombëtarja të rikthehet. Është shumë e vështirë për momentin, pasi e shikoj që lojtarët kanë pësuar një shok.
A do shkojmë ne në Europian? Problemi është që të ndërtojmë një themel të fortë, që skuadra të ketë një perspektivë për nesër”, u shpreh Gjoka. /VipSport/