Ernest Gjoka nuk është më trajner i Kamzës. Që pas ndeshjes me Kastriotin, ku kamzalinjtë humbën 0-1, trajneri kryeqytetas tha se do të bisedonte me presidentin Naim Qarri, duke gjykuar se situata është e pashpresë.

Por nuk ka vonuar shumë dhe klubi i Kamzës ka publikuar në faqen e tij njoftimin zyrtar, ku shkruan se Gjoka ka dhënë dorëheqjen, që është pranuar.

Gjoka ishte trajneri i tretë për Kamzën në këtë kampionat, që e nisi me Bledar Devollin, për të vazhduar me Klodian Duron. Tani Kamzës i duhet të gjejë trajnerin e katërt për vazhdimin e kampionatit.

Njoftimi i Kamzës:

Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra.

I urojme suksese trajnerit në karrierën e tij. Bashkëpunimi ynë është mbyllur këtu.