Merkatoja e janarit tashmë është mbyllur. Shumë skudra kanë tentuar të afrojnë lojtarë aty ku e shihnin që e kishin më të domosdoshme.
Mirëpo një situatë disi e çuditshme ka ndodhur me Kamzën. Nga klubi kryeqytetas janë afruar mbrojtës si për të rregulluar repartin e prapavijës, por në fakt duhet theksuar që edhe ata futbollistë që janë larguar, kanë qenë pikërishtë po mbrojtës.
Teqja, Frashëri dhe Idrizaj kanë shkuar në skuadër të ndryshme, të Superiores. Kukësi, Teuta dhe Partizani janë skuadrat që kanë marrë këta lojtarë.
Tashmë në dispozicion të teknikut Gjoka janë afrimet si Qaqi, Gjeorgjevski, apo edhe Shala dhe Bitri.
Mbetet për t’u parë në performancën që do të japin në fushën e lojës këta lojtarë dhe nëse tekniku Gjoka do arrijë objektivin e tij në fund të sezonit, qendrimin e Kamzës në Superiore./newsport/