Nisja e mbarë e sezonit nga ekipi i Vllaznisë i ka bërë përshtypje jo vetëm shumë prej tifozëve por edhe specialistëve të ndryshëm. Një prej tyre, pikërisht ish-trajneri i Kukësit kampion të sezonit të kaluar- Ernest Gjoka, duke folur për skuadrën shkodrane, është shprehur:

“Vllaznia ndaj Lushnjës në ndeshjen e së dielës u tregua me eksperiencë, dhe e aftë të fitojë kudo. Përforcimi i saj këtë sezon me futbollistë të tillë si Hasani, Vucaj e Gilman Lika, do ketë ndikimin e vet. Nëse Vllaznia nuk vendos objektiva dhe i merr ndeshjet një e nga një, pa rënë pre e euforisë, mund të bëjë gjëra të mira, duke luftuar edhe për Europën”. Gjoka sheh nga larg dhe në fakt është shumë i qartë në atë çfarë deklarom. Kuqeblutë shpeshherë e kanë pësuar nga euforia dhe natyrisht që shpresohet të mos ndodhë kështu edhe këtë sezon.

© shkodrasport.com