Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ka folur në përfundim të takimit të Superiores mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Sfida u mbyll në një 0-2 kundër juglindorëve.
Problemet e Skënderbeut vazhdojnë, sidomos me finalizimin e rasteve, gjq që është përmendur dhe më parë nga tekniku Gjoka.
“Duhet të ishim më vigjilent. Dihet që në një terren të tillë topi kur vjen te portieri është e vështirë. Mirë do të ishte dhe një barazim, por donim fitoren.
Është një ekip që thyhet e nuk ngrihet më. Diçka mungon. Do të mendohem për zgjidhjen. Është një ekip i brishtë. Jam përpjekur të ndryshojë psikologjinë, por prapë nuk e di pse kriza nuk kalon.
Gropa është shumjë e madhe. S’po e gjej dot çelësin e kësaj skuadre me kaq shumë probleme sa kam gjetur këtu”, u shpreh Gjoka.