Skënderbeu u mposht me rezultatin 1 me 0 nga Egnatia në transfertë. Pas ndeshjes foli trajneri i korçarëve Ernest Gjoka.
“Ato patën ndikimin kryesor, penalltia dhe dalja e Dokës me të kuqe na prishën gjithçka në ndërtimin e asaj që kërkonim. Kishim përballë kampionët, skuadër me cilësi dhe lojtarë cilësorë brenda. Kjo ndeshje kishte vështirësi, dhe ato gabime që bëmë na prishën gjithçka.
Maksimumi i kësaj skuadre mund të jetë më shumë. Jemi në moment të vështirë sepse skuadra nuk po merr frymë dhe oksigjen oër të gjetur fitoren. Shumë e rëndësishme të nxjerrim këtë skuadër nga ai moment i vështirë që ka.
Duke pasur parasysh që kemi disa lojtarë me cilësi, ndoshta ka prodhuar sulm të mirë, ta themi. Po të kishte prodhuar shumë mirë nuk do ishte këtu ku është. Po duhet të shfrytëzojmë këto, tashmë kemi nevojë të garantohemi aty ku mendoj se Skënderbeu ka pasur problematika. Ndërkohë që do kthejmë skuadrën në ekuilibra, do kërkojmë të dalim para.
Po i kërkoj skuadrës daljen e shpejtë dhe mbushjen e zonës. U munduam ta godasim Egnatian me daljen e shpejtë, nuk u realizua dhe pse me pak fat mund të ishte gol. Nuk do heqim dorë nga sulmi sepse nuk fitojmë dot ashtu, do mundohemi të rregullojmë këtë që po kërkojmë.
Rashica një nga lojtarët që kundërshtari e mendon më të rrezikshëm në sulm, gjithmonë do marri masa. Jo gjithçka të varet nga Rashica se do na prishen aksionet, ta lëmë për momentin e fundit të realizojë qëllimin para portës. Nga pikat më të forta në sulm janë Bismark dhe Rashica”, u shpreh Gjoka për RTSH.