Trajneri i sapokthyer te Kukësi, Ernest Gjoka, nuk ka kursyer një polemikë me ish-trajnerin e përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, i cili argumentonte se kthimi i tij ishte diçka ndoshta e pamenduar mirë. “Dua të di çfarë ka thënë profesor Hafizi para ndeshjes pasi dua ta dëgjoj nga ai se nuk e mendoja se mund ta ketë thënë këtë gjë”, deklaroi Gjoka.
“Të gjithë kemi një mendim dhe duke u rikthyer aty nuk më duket mirë pasi keni bërë kampionat të jashtëzakonshëm pa humbje dhe nuk kishte nevoja të largoheshit në atë mënyrë.
Kthimi juaj pastaj ishte i pamoralshëm dhe këtë e vendos vetë ti”, përsëriti Hafizi në studio duke i shpjeguar edhe një herë Gjokës atë që kishte thënë në studion e “SuperSport”.
Kundërpërgjigja e Gjokës nuk vonoi, duke u shfaqur i zhgënjyer për këto fjalë. “Atë vit kisha një objektiv për të ecur në Europë dhe nëse nuk e arrija, largohesha. Jam njeri me moral dhe më vjen keq që e shfrytëzoni ‘Supersportin’ për diçka në lidhje me moralin. Jam i zhgënjyer e megjithatë kam respekt për ju”, ishin fjalët e Gjokës. /vipsport/