Pas largimit të Ivan Gvozdenoviç skuadra e Skënderbeut nuk ka humbur kohë për të gjetur pasardhësin. Mësohet se në orët e fundit klubi korçar ka kontaktuar me Ernest Gjokën duke arritur edhe një akord.

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se zyrtarizimi do të bëhet së shpejti pasi Java e 16-të e Abissnet Superiore luhet në mesjavë. Skënderbeu zbret në fushë të enjten ku do të përballet me ekipin e Tiranës.

Gjoka eshte nje trajner me pervoje ku ka arritur te drejtoje disa skuadra, nder te cilat edhe Vllaznine per nje periudhe te shkurter, por kulmin e tij e pati kur drejtoi ekipin e Kukesit dhe e shpalli ate kampion te Shqiperise.

Sot nderkohe pritet zyrtarizimi nga ana e klubit korçar per emerimin e tij ne pankine, ku padyshim qe e pret nje pune shume e veshtire sepse Skenderbeu eshte ne nje pozicion delikat dhe rrezikon seriozisht renien nga kategoria.