Vetem pak muaj ne krye te Vllaznise dhe sidomos deshtimi me kete ekip, me te cilin ra nga Superliga, ka bere qe Ernest Gjoka te mos preferoje asnje futbollist shkodran ne formacionin e karrieres se tij si trajner.

“Sportekspres.com” ka vijuar sot serine e formacioneve me trajneret e Superliges duke i lene rradhen Ernest Gjokes. Moduli i përzgjedhur prej tij është interesant: 4-2-3-1. Fokusi më së shumti është te Kukësi, klub me të cilën u shpall edhe kampion në sezonin 2016-2017. Portieri më i mirë për Gjokën është Enea Koliçi.

Edhe mbrojtja më e mirë në karrierën e Gjokës si trajner dominohet nga kuksianet. Në krahun e djathtë vendos beratasin Polizoi Arbri, ndërsa në krahun e majtë Gledi Micin. këtë të fundit e ka drejtuar në tre skuadra: te Kamza, Flamurtari e Kukësi. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Ylli Shameti dhe Albi Alla, të katërt këta që për Gjokën kanë pasur dhe kanë personalitet, njëherësh janë edhe vendimtarë në skuadër.

Dy mesfushorët, që për Gjokën kanë treguar më shumë profesionalizëm, janë Nijas Lena e Besart Musolli. Para tyre pozicionohen Gjergji Muzaka, Hair Zeqiri dhe Zhan Karioka. Ata ishin truri dhe energjia në skuadër.

Në formacionin më të mirë të Gjokës ka vend vetëm për një të sulmues të mirëfilltë dhe ai është kroati Pero Pejiç, të cilin aktualisht e quan sulmuesin më profesionist dhe të paarritshëm në Superioren shqiptare.

Gjoka sot nderkohe drejton ekipin e Kamzes me te cilin do te synoje te siguroje mbijetesen ndonese kjo duket shume e veshtire.