Ish-trajneri i Vllaznia, Kamzës por edhe shume ekipeve te tjera, Ernest Gjoka i ftuar në emisionin “Pressing” të moderatorit Gerti Çarçani ka folur edhe per problemin e vonesave te pagave ne ekipet e Superliges, nje fenomen tashme i njohur per te gjithe ekipet.
“Nëse duhet të rrisim futbollin duhet të jemi korrekt me pagesat. Unë e kam patur shumë të vështirë të motivoj një skuadër që nuk paguhet prej kohësh. Nëse duhet të zhvillojmë futbollin në Kategorinë Superiore duhet të garantojmë gjërat më minimale që janë pagesat”- u shpreh Gjoka.
Ai ka folur edhe për derbin Tirana-Partizani. Gjoka u shpreh se Tirana është në rrugën e duhur për të ardhmen, gjithashtu, ish-trajneri tha ndër të tjera se është shumë e vështirë për një trajner të motivoj lojtarët që nuk paguhen prej muajsh.
“Partizani ka dominuar me të drejt të gjitha ndeshjet që ka fituar Derbin me Tiranën. Bardheblutë ka ndryshuar mentalitet dhe po kërkojnë me çdo kusht të rritet. Derbi erdhi në momentin më të mirë të Tiranës dhe ishte momenti më i mirë për të kapërcyer këtë dominim të Partizanit.
Në futboll duhet të kesh dhe fat, unë mendoj që Tirana është në rrugë të mbarë për ecurinë e saj. Tirana e sotme duhet të hedhi bazat për të ardhmen dhe të mos mendoj për Kupat e Europës.