Vllaznia do te luaje mbremjen e sotme finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Lacit, duke nisur nga ora 19:00. Nje nga ish-trajneret e shkodraneve, Ernest Gjoka eshte i mendimit se kjo do te jete nje finale e forte midis dy ekipeve.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ne prag te kesaj finaleje, Gjoka eshte shprehur se kjo eshte nje ndeshje edhe mes dy trajnereve Josa-Duro, megjithate ai nuk ngurron te thote se Vllaznia ka cilesi me shume dhe mund t’ia dale.

Gjoka u shpreh se finalet do ta vendosin elemente te vecante ne fushen e lojes, ndersa theksoi se Vllaznia duhet te jete shume e kujdesshme ne fazen mbrojtese.

“Vllaznia-Laci eshte nje finale e forte midis dy ekipeve me futbolliste cilesore. Nje finale edhe e pankinave, sepse jane dy trajnere me shume eksperience, edhe pse Josa ka 11 trofe dhe Duro ka tre, por te dy jane te afte te fitojne kete finale.

Personalisht, mendoj qe Vllaznia e ka cilesine per ta fituar, sepse finalet ne fund i vendosin elementet e vecante. Duke pasur parasysh, lojtare si Latifi, Da Silva, Krymi dhe Gurishta.

Vllaznia mendoj qe duhet te jete ne ekuiliber taktik, sidomos ne fazen mbrojtese, sepse ka pasur gjate kampionatit, qe kane lene shume hapesira dhe ketu eshte goditur nga ekipe te ndryshme. Ky eshte nje element qe ndoshta duhen te jene me te kujdesshem, sepse ndeshjet finale jane specifike.

Sigurisht qe, Vllaznia nuk ka qene kurre vetem dhe ne kete finale do te kete mbeshtetje maksimale edhe sot.

Rezultati? Finalet jane te paparashikueshme. Fiton ai ekip, qe nuk lodhet psikologjikisht nga presioni i ndeshjes dhe ai ekip qe shfrytezon cdo mundesi qe i jepet. Kaq, nuk mund te them kush fiton. Nuk e parashikoj dot. Finalet jane finale”,-mbylli prononcimin e tij, ish-trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka.
Maringlen ZHIVANI