Vllaznia e filloi keq kampionatin me humbjen ndaj Erzenit, por me pas me dy fitoret ndaj Kukesit dhe Tiranes, ka arritur te rikuperoje jo pak dhe tashme duket se ka hyre ne normalitetin e saj. Ajo qe ka rendesi ka te beje me faktin se shkodranet po vleresohen si kandidate potenciale per fitimin e titullit kampion.

I ketij mendimi eshte eshte ish- trajneri i saj Ernest Gjoka. Gjate emisionit “Fair Play” ai ka vleresuar skuadren shkodrane per lojen e bukur, por njekohesisht eshte ndalur edhe tek fakti qe ne pankine ka nje ekspert si Mirel Josa.

“Mua me pelqen shume Vllaznia. Ajo jam i bindur se do te jete nje pretendente serioze per fitimin e titullit kampion. Shkodranet bejne nje loje te bukur, por kane edhe gjera per te rregulluar sepse ashtu si ndaj Kukesit, edhe ndaj Tiranes u vu ne veshtiresi ne momente te caktuara dhe e pati te veshtire te reagonte.

Vllaznia ka fat qe ne pankine ka nje trajner si Mirel Josa, me shume pervoje, me 12 trofe te fituara ne Shqiperi dhe me shume pervoje edhe ne arenen nderkombetare. Jam i bindur se kjo skuader do te jete nje kandidate e forte per te synuar suksesin kete sezon”- eshte shprehur Ernest Gjoka./SHKODRA-SPORT.COM/