‘Tersi’ vazhdon ta ndjeke Ernest Gjoken serish. Qe pas largimit nga Vllaznia, ai “nuk ka bere me hajer’. Tek Kamza nuk i shkoi gjate, me pas kaloi tek Kukesi por edhe atje e larguan nderkohe qe sefundi mori drejtimin e Shkendise se Tetoves ne Maqedoni.

Por edhe atje nuk e ka nisur mire. Shkëndija ndodhet në krizë dhe ka harruar të fitojë. Ernest Gjoka e ka nisur me një disfatë në shtëpi aventurën me kampionët e Maqedonisë së Veriut. Një gol i Mario Maslac në minutat shtesë të pjesës së parë i ka dhuruar fitoren dhe kreun e renditjes ekipit të Akademija Pandev në Tetovë.

Shkëndija nuk ia doli të evitonte humbjen në përballjen e sotme, e pestë në këtë sezon. Kuqezinjtë mbeten në vend të gjashtë me 11 pikë, dhjetë më pak se kryesuesit e Akademija Pandev.

Një nisje dhe ecuri e dobët e ekipit shqiptar, që nuk po arrin të konfirmojë dominimin e sezoneve të fundit. Ndeshja e radhës luhet me datë 23 tetor dhe Shkëndija do të presë në shtëpi ekipin e Sileksit.