Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntor nga një tërmeti I fuqishëm 6.4. Zonat më të prekura ishin Durrësi dhe Thumana ku mbetën të vdekur rreth 51 njerëz e qindra të plagosur.
Shumë banesa janë shkatërruar e janë bërë të pabanueshme dhe tashmë të gjithë qytarët dhe qeveria janë angazhuar për të ndihmuar në rindërtimin e tyre.
Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News 24 që prezantohet nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri ka qenë edhe futbollisti I Kombëtares, Eros Grezda që ka dhënë kontributin e tij në fondacioin e ngritur pikërisht nga Elvis Naçi për banorët e prekur nga tërmeti.
Në emisionin live, Grezda kontriboi me një shumë prej 10 mijë paundësh. Një gjest I madh dhe për t’u vlerësuar nga Grezda në këto momente delikate që po kalon Shqipëria./newsport/