Pas riorganizimit të kampionateve të moshave nga FSHF, ekipi i Shkodra U-19 do të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Parë. Kështu, nën drejtimin e trajnerit Ersi Çaku, ky ekip pritet që të bëjë një prezantim shumë dinjitoz dhe pse jo të jetë një prej ekipeve më të mira të kampionatit, sepse ka në përbërje të tij futbollistë me të ardhme.

Ndërkohë, shorti i këtij kampionati është hedhur dhe në javën e parë, Shkodra U-19 do të udhëtojë për t’u ndeshur me ekipin e Lushnjës dhe padyshim që do të kërkohet fitorja për ta nisur mbarë kampionatin.

Nëse Shkodra U-19 do të fitojë ndaj Lushnjës, atëherë edhe debutimi i trajnerit Ersi Çaku në kampionat me ekipin e ri do të ishte në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai njihet si një trajner shumë kërkues dhe sistematik në punën e tij dhe për këtë arsye, pritet ta bëjë mirë punën e tij edhe në drejtimin e KF Shkodra U-19.

Edhe pse i ri në moshë, Ersi Çakut iu bënë disa vite që drejton si trajner. Ai e ka nisur këtë detyrë që në moshën 26-vjeçare, kur drejtoi ekipin e Adës, teksa edhe luante vetë akoma futboll. Për të vijuar më pas në vitin 2017, kur drejtoi ekipin U-15 te AAS. Më pas, do të punonte dy vite tek “Djelmnia Shkodrane”, ndërsa sezonin e kaluar ka punuar tek Akademia “Basania”.

Realisht, kuptohet që Ersi Çaku ka shumë për të dhënë në krye të ekipit që do të drejtojë në vazhdim. Megjithatë, pritet të shohim konkretisht frytet e punës tek KF Shkodra U-19. Më poshtë, keni edhe përbërjen e plotë të këtij ekipi. /Maringlen ZHIVANI/

Aurel Vitaj

Marsel Rroku

Kolin Guri

Juled Shabaj

Jordan Nikaj

Aurel Ujkaj

Mirsad Kasemi

Resli Zaganjori

Serxho Luani

Arbi Hyseni

Gilman Agraja

Alsi Gjelaj

Arsed Hoxhaj

Denis Rroshullaku

Besard Limani

Alesio Majnishta

Olsi Curraj

Nasir Sykaj

Emanuel Çini

Tr: Ersi Çaku