Seleksionimi i ekipit Kombëtar U-17 ka mbledhur nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku të gjithë lojtarët e vitlindjes 2005-2006 që aspirojnë të luajnë me ekipet e moshave kuqezi.
Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar të hënën në Tropikal të Durrësit, tekniku Bulku kishte në dispozicion të gjithë lojtarët e ftuar për këtë seleksionim dhe për më shumë se 1 orë e gjysmë stafi teknik pati mundësinë të shikonte të gjithë parametrat e tyre fizike dhe taktike.
Pjese e ketij grumbullmi eshte edhe Ersi Zaganjori, mesfushori që aktivizohet në radhët e Vllaznisë, është aktivizuar më parë edhe me grup-moshat kuqezi U-15, ndërsa si të gjithë moshatarët e tij që luajnë futboll synon që një ditë të arrijë majat.
“Unë kam qenë i grumbulluar edhe më parë me ekipin kombëtar U-15 të Shqipërisë dhe tani vij të kombëtarja U-17. Shpresoj që një ditë të luaj për Kombëtaren A, ashtu si çdo fëmijë tjetër që e ka ëndërr të luajë për Kombëtaren e madhe. Synimi im është që të punojmë fort për t’u bërë lojtar i rëndësishëm në të ardhmen”, – u shpreh Zaganjori.