Vllaznia U15 përveç lojërave të bukura dhe rezultateve pozitive që po arrin në kampionat, dallohet edhe në një aspekt tjetër. Kemi të bëjmë me një ekip që bën një lojë sulmuese dhe këtë e tregon më së miri fakti që në 16 ndeshjet e zhvilluar, ka shënuar plot 66 gola! Pra, më shumë se 4 gola për ndeshje.
Ekipi shkodran ka në rradhët e tij edhe golashënuesin më të mirë jo vetëm të grupit A, por edhe të atij B duke qenë kësisoj për momentin më i miri i gjithë kampionatit.
Ai ka arritur të shënojë plot 27 gola, duke lënë në vend të dytë me 10 gola më pak Olsi Myrtan e Brians. Nëse i referohemi statistikave të këtij lojtari, ai ka shënuar në katër ndeshje nga tre gola, në pesë ndeshje nga dy gola dhe në 5 ndeshje të tjera nga një gol.
Zaganjori nuk ka shënuar vetëm në një përballje, atë të fazës së parë të kampionatit në kryeqytet ndaj Tiranës të cilin Vllaznia e humbi 1-0.
Duket se kemi të bëjmë me një lojtar që e njeh mirnë portën, ka aftësi goditëse dhe nuhatëse të shkëlqyera dhe nëse vijon kështu, padyshim që do të ketë një të ardhme të mirë në këtë sport.
Më poshtë keni edhe listën e plotë të lojtarëve të Vllaznia U15 që kanë shënuar golat e kampionatit aktual:
Ersi Zaganjori 27
Klajti Halili 10
Nebi Qokthi 7
Markelian Guri 4
Luçano Kola 4
Ensar Tafili 4
Marin Gjondrekaj 3
Kledi kulli 2
Mirsad Amuli 1
Aron Jukaj 1
Egert Selmani 1
Gabriel Zefi 1