Ditët e fundit në Durrës u grumbullua kombëtarja U15 e Shqipërisë dhe pjesë e saj kanë qenë edhe pesë futbollistë shkodranë, tre prej të cilëve janë aktualisht pjesë e Akademisë Vllaznia. Njëri prej tyre është Ersi Zaganjori. I datëlindjes 8 mars 2005, Ersi spikat edhe me ekipin e tij Vllaznia U14 dhe jo më kot është grumbulluar në kombëtare.

Ai ndjehet i lumtur që ka arritur të veshë fanellën kuqezi. Këtë e thotë në një prononcim dhënë për sitin zyrtar të FSHF-së kur është shprehur: “Ndjehem shumë mirë sepse të jesh i grumbulluar me kombëtaren, është diçka e madhe për çdo futbollist. Kam mbetur i kënaqur edhe nga sjellja e trajnerit që ishte shumë shumë i mirë, si në anën stërvitore, ashtu edhe në komunikimin me ne”.

Ersi tashmë që ka nisur rrugëtimin me ekipet kombëtare, sigurisht që e ka edhe një idhull në kombëtaren kuqezi. “Idhulli im në kombëtaren shqiptare është Talant Xhaka”- thotë në fund të prononcimit të tij futbollisti shkodran Zaganjori.

Luan ne rolin e sulmuesit, dallohet per tekniken e larte, depertimet dhe shpejtesine. Syte e drejtuesve te Vllaznise jane te perqendruar tek ai, ndonese menaxhere te ndryshem kane filluar te hedhin syte drejt tij, pavaresisht se ende nuk i ka mbushur ende 14 vjeç.
© shkodrasport.com