Ka mjaftuar humbja ne Laç dhe ne Shkoder kane shperthyer kritikat ne adrese te Vllaznise. Ka prej atyre qe nuk besojne tek vazhdimesia e kesaj skuadre, e po ashtu kane filluar kritikat edhe ndaj trajnerit dhe lojtareve.
Por ne fakt ka edhe prej atyre qe mendojne ndryshe. Njeri prej tyre eshte gazetari i mirenjohur sportiv Ervin Baku. Ai eshte i ftuar sonte ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel ku ne lidhje me ecurine e kuqebluve ka thene:
“Vetem ne Shkoder ndodh qe Vllaznia te thuhet se eshte ne krize kur ndodhet vetem 3 pike larg kreut te renditjes. Une nuk e di pse duhet te mendohet dhe te permendet fjala krize ne keto momente.
Nese para sezonit do te ishin pyetur te gjithe ne Shkoder se pas javes se 10-te Vllaznia do te ishte tre pike larg kreut, te gjithe do te kishin qene te lumtur dhe do ta deshironin kete gje.
Tashme qe kjo ka ndodhur dhe ky eshte fakt, serish gjenden momente per te permendur krizen. Une kurrsesi nuk mendoj keshtu. Partizani kryeson renditjen me 18 pike dhe Vllaznia me 15 eshte vetem tre pike larg. Pse duhet permendur fjala krize?”- eshte shprehur Baku gjate emisionit duke kundershtuar edhe te ftuar te tjere ne kete emision te cilet kane menduar ndryshe.
Megjithate gazetari i njohur duket shume i kenaqur me ecurine e Vllaznise dhe ka deklaruar se beson tek vazhdimesia e rezultateve pozitive edhe ne te ardhmen.
www.shkodrasport.com