Ecuria e sivjetme e Vllaznisë në kampionat, ka ngrohur jo vetëm shkodranët por edhe të tjerë. Tashmë edhe shumë analistë, opinionistë dhe gazetarë, po e vlerësojnë maksimalisht mënyrën si po luan në kampionat ajo.

Në të njëjtën linjë është edhe gazetari i njohur Ervin Baku që gjatë një lidhje me emisionin “Dribling” ka vlerësuar mënyrën si po funksiojnë kuqeblutë dhe është ndalur tek disa prej personazheve që e kanë shndërruar tërësisht këtë ekip.

Normalisht jam dakord që Vllaznia është ekipi më konstant i kampionatit deri më tani, por të mos harrojmë se ekipi për t’u mundur është Teuta, e cila nuk ka ende asnjë humbje në ecurinë e saj.

Dy ndeshjet e ardhshme të Vllaznisë, ato ndaj Tiranës dhe Teutës do të jenë determinante për të ardhmen e skuadrës shkodrane. Treshja Thomas Brdariç, Matko Djarmati dhe Elvis Plori për mendimin tim janë kyçi i suksesit sepse janë tre trajnerë të mëdhenj të cilët janë mbledhur bashkë dhe po bëjnë më të mirën për këtë skuadër.

Mbi ta është Alban Xhaferi që po i ngroh xhepin jo vetëm atyre por gjithë skuadrës. Prandajn unë them se Vllaznia e këtij sezoni është e frikshme.

Ajo padyshim që do të jetë pretendente e fortë deri në fund, por ndërkohë shoh si pretendente edhe ekipe të tjera si Kukësi, Tirana, Partizani, Teuta e Laçi”- ka deklaruar Baku. /SHKODRA-SPORT.COM/