Per gazetarin sportiv Ervin Baku, finalja e Kupes Vllaznia-Laci do jete nje ndeshje e barabarte dhe shanset jane 50-50.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Baku thote se e ka pike te dobet ekipin shkodran, megjithate finalen e sotme e shikon si nje ndeshje te barabarte.
Baku u shpreh se Vllaznia do te luaje me presionin e fitores per te kapur Europen, ndersa theksoi se moskualifikimi ne Europe do te ishte nje deshtim i ketij sezoni per shkodranet.
“Natyrisht qe, finalet jane finale dhe finalet luhen per t’u fituar dhe jo per t’u luajtur. Une mendoj qe kjo finale eshte 50%-50%, edhe pse Vllaznia ka nje epersi si te thuash morale mbi Lacin kete sezon, sepse e ka mundur dy here. E ka mundur dy here Lacin. Njehere ka dale barazim dhe njehere ka fituar Laci. Madje, kujtoj qe kete kampionat, Vllaznia e filloi me nje fitore 3-5 ne Lac, fitore spektakolare, por megjithate une mendoj qe finalja eshte finale dhe une e shikoj te barabarte.
Patjeter qe, besoj te fitorja e Vllaznise. Degjo, Vllaznia do te luaje me presionin e fitores me patjeter, sepse Europa kapet nepermjet fitimit te ketij trofeu, nderkohe qe Laci e ka siguruar Europen. Zakonisht, skuadra kur luan pa presion, luan edhe me mire, performon edhe me mire, por edhe kur ka presionin per ta fituar kete ndeshje. Keshtu qe, une besoj te fitorja e Vllaznise, sepse moskualifikimi ne Europe do te ishte nje deshtim i ketij sezoni.
Pika me e forte e Vllaznise une mendoj qe do te jete Latifi dhe Da Silva. Nese keta te dy jane ne forme, Vllaznia do ta fitoje kete Kupe, kete finale te Kupes. Patjeter qe, forma e tyre eshte vendimtare ne fitoren e Vllaznise ne kete finale.
Natyrisht qe, Vllaznia do te kete nevoje per tifozet e saj. Sipas informacioneve te mia, do te jene 6 mije tifoze te Lacit, qe do te mbeshtesin skuadren kurbinase. Keshtu qe, edhe Vllaznia ka nevoje per tifozet e saj dhe une mendoj qe do te jene nje shtyse shume e madhe. Patjeter qe, per kete finale Vllaznia ka nevoje per lojtarin e saj te 12-te, tifozet e saj te mrekullueshem shkodran.
E kam pike te dobet Vllaznine dhe une mendoj, parashikimi im modest per kete finale, eshte qe do te fitoje Vllaznia trofeun e Kupes se Shqiperise dhe keshtu do te jene te gjithe te kenaqur, edhe Laci qe shkon ne Europe, edhe Vllaznia qe shkon ne Europe. Une mendoj qe kete finale e fiton Vllaznia”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv, Ervin Baku.
Maringlen ZHIVANI