www.shkodrasport.com
Ervin Lika president i çiklizmit, Leonard Kola anëtar kryesie
Federata Shqiptare e Çiklizmit sot ka patur rradhën për të zhvilluar Asamblenë Zgjedhore të saj. Kjo Asamble është shoqëruar edhe me ndryshime të rëndësishme në krye të Federatës. Pas tre mandatesh, president i saj nuk do jetë më Skënder Anxhaku. Në vend të tij është zgjedhur sot Ervin Lika. Ka qenë një garë e fortë mes këtyre dy kandidatëve dhe në fund ka fituar ish-çiklisti i ekipit tonë kombëtar. Lika për një periudhë të shkurtër ka garuar edhe me Vllazninë, pastaj ka bërë për Tiranën, Apoloninë dhe ka vazhduar sportin në Itali. Ai ka lindur në Koplik dhe në këtë mënyrë, Veriu tashmë do krenohet me djalin e saj. Në zgjedhjet e sotme të kryesisë së re të kësaj Federate, ka fituar edhe një shkodran. Ai është ish-çiklisti i Vllaznisë Leonard Kola, pasuesi i brezit të Agim Tafilit, Brahim Sykjes, Sytki Tafilit etj. Kola është disa herë kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë. Në votimin e bërë sot, interesant është fakti se Leonard Kola ka marrë më shumë se gjithë anëtarët e tjerë të zgjedhur të kryesisë. Ja votimi i bërë: Leonard Kola (11 vota), Genc Angeli (10 vota), Palion Zarka (8 vota), Shefqet Dervishi (8 vota), Alfred Tahiraj (7 vota), Bashkim Guma (6 vota).