Ervin Skela ka vendosur që të vazhdojë për momentin të jetë vetëm një trajner në ekipet e moshave dhe jo të provojë eksperiencën në skuadrën e parë. Për këtë arsye, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka refuzuar ofertën që i është bërë nga klubi i Hesen Draish për të qenë ai trajner i parë deri në fund të majit.
Skuadra aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit në kategorinë e katërt gjermane dhe meqë Skela njeh mirë klubin, pasi drejton ekipin U17 të tij, i është kërkuar që të marrë drejtimin për të mbyllur këtë sezon, me shpresën që futbollisti shqiptar dhe njohuritë e tij të ndihmonin disi për mbijetesën.
Por ish-lojtari i përfaqësueses ka refuzuar këtë mundësi që i është ofruar, duke preferuar që të vazhdojë punën që ka nisur me ekipin e të rinjve, i cili është filial i klubit të Eintraht Frankfurt.
Skela ka bërë të ditur prej kohësh që i intereson shumë karriera e trajnerit, por me sa duket ka vendosur që nuk është ende gati për një hap të tillë në ekipin e parë dhe do të presë një tjetër mundësi për karrierën e tij. /vipsport/