Dy dite me pare Vllaznia B “i beri nder” Terbunit duke i ndalur rivalin kryesor te tij, ekipin e Gramshit. Per rrjedhoje, pukjanet jane afruar tashme gjithnje e me shume me arritjen e objektivit te tyre, ngjitjen ne kategorine e pare.

Per koinçidence, te dielen Terbuni dhe Vllaznia B do te ndeshen tashme me njera- tjetren ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, ne nje takim ku vendasit do te kerkojne fitoren dhe me pas te nisin edhe festen e madhe. Por kuqeblute e trajnerit Ervis Kraja nuk kane nder mend “te marrin pjese” ne festen e Terbunit. E thote vete ai kur shprehet keshtu per “sportekspres.com”:

“Ne shikojmë punën tonë dhe në Pukë do shkojmë të zhvillojmë një lojë të bukur që të marrim maksimumin, në respekt edhe të kampionatit. Kjo do jetë një ndeshje e veçantë, sepse Tërbuni e kryeson Grupin A dhe thuajse është në Kategorinë e Parë.

Atyre edhe barazimi u shërben për të konfirmuar zyrtarisht ngjitjen, ndaj besoj se do jetë sfidë e bukur dhe e vështirë për të dyja skuadrat”, u shpreh Kraja për SportEkspres.com.

Shkodranët presin përforcime edhe nga Vllaznia A, që këtë javë e ka pushim në Kategorinë e Parë. “Do marrim edhe disa futbollistë nga Vllaznia A, por emrat do i mësojmë në fundjavë. Kjo tregon edhe seriozitetin tonë për këtë përballje, njëherësh edhe vlerësimin e garës. Ne u penalizuam vetëm pas humbjes me Luzi 2008, sepse do të ishim rivalë për kreun”.