Do te luhet pas dy ditesh sfida ne mes Erzenit dhe Vllaznise, megjithate sfida mes tifozeve duket se ka nisur me heret. kane qene ato te Erzenit te cilet permes rrjeteve sociale duket se kane provokuar ato te Vllaznise.
Por nje gje e tille nuk eshte perkrahur aspak nga klubi shijakas i cili pak minuta me pare permes faqes se tij zyrtare eshte distancuar nga thirrje te tilla te tifozeve te tyre dhe i ka uruar mireseardhjen te gjithe ekipeve dhe tifozerive rivale. Ja çfare shkruhet ne kete reagim:
Deklaratë,
Ne si klub dhe qytet distancohemi nga statuset apo komentet e bëra nga faqet e fansave në rrjetet sociale, në kuadër të ndeshjes së radhës.
Çdo fans apo klub mik është i mirëseardhur pa dallim për të ndjekur sportivisht ndeshjet ku klubi i Erzenit është pritës.
KF Erzeni – KF Vllaznia.
Nje reagim i tille i klubit te Erzenit eshte vertete per t’u pergezuar sepse mbi te gjithe futbolli eshte loje dhe duhet t’i bashkoje ekipet, tifozerite dhe jo te nxise urrejtje mes tyre./SHKODRA-SPORT.COM/