Pavaresisht humbjes ndaj Tiranes ne sfiden e kaluar, tek Erzeni ka besim dhe entuziasem per vazhdimin e kampionatit. Si rrjedhoje per sfiden e neserme ndaj Vllaznise vete klubi shijakas u ka bere thirrje edhe tifozeve te vet per te mbushur stadiumin “Niko Dovana”.
Dje dhe sot permes faqes zyrtare, ata u kane bere thirrje tifozeve per te mbeshtetur skuadren, teksa ka hapur edhe dyert e stadiumit per ta dhe njekohesisht ka vene ne dispozicion te tyre autobuze pa limit per udhetimin nga Shijaku ne drejtim te Durresit.
“Njoftojmë se në ndeshjen e nesërme kundër Vllaznisë, biletat në sektorin ballor ku qëndrojnë tifozët tanë do të jenë falas. Gjithashtu në dispozicion do të ketë sërisht autobusë falas pa limit drejt qytetit të Durrësit.
Falenderojmë drejtuesit dhe ju ftojmë të jemi sa më të shumtë për të përkrahur djemtë tanë. Merr një shok dhe ejani në stadium”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit shijakas./SHKODRA-SPORT.COM/