Erzeni ka kryer një goditje të bujshme në sulm, duke afruar ish-sulmuesin që ka dalë nga akademia e Juventusit, Junes Bnou Marzuk.
27-vjeçari maroken e mbylli me skuadrën e Rapidit në Rumani dhe prej 6 muajsh ka qenë një lojtar i lirë.
Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje, Marzuk numëron një titull kampion në Serinë A me Juventusin në sezonin 2013-14, i njëjti sezon ku ai fitoi Superkupën e Primaverës.
Marzuk do të bashkohet kështu me shijakasit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Deliallisi menjëherë.