Klubi I Erzenit vazhdon të bëjë përforcime në orët e fundit të merkatos, për të plotësuar skuadrën e cila ka pësuar shumë ndryshime gjatë verës mes largimeve të emrave të rëndësishëm. Skuadrës që drejtohet nga Alfred Deliallisi i është bashkuar së fundmi edhe një mbrojtës nga Gana.
Sipas “Panorama Sport” ka mësuar se afrimi më i fundit i skuadrës shijakase është 27-vjeçari Emanuel Agiemang Badu. Futbollisti ka qenë pjesë e kategorive të ulëta në Gjermani në vitet e fundit teksa tashmë nis këtë eksperiencë të re në vendin tonë.
Në fillimet e karrierës së tij, ai ka qenë futbollisti i kombëtareve të moshave të Ganës, duke luajtur me ekipin U17 dhe më pas me atë U23.
Badu luan në qendër të mbrojtjes e kështu do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Deliallisi që kështu do të plotësojë këtë repart në të cilin u improvizua shumë herë në vitin e kaluar me lojtarë jashtë pozicionit.