Kundershtari i pare i Vllaznise ne kampionatin e sezonit 2022-2023, Erzeni i Shijakut, po kalon jo pak probleme ne prag te startit te tij. Ndonese duhen edhe vetem pak dite nga kjo perballje, tek shijakasit vazhdojne levizjet.

Kane ardhur se fundi tre lojtare te tjere me te cilet stafi teknik mendon ta plotesoje ekipin, por nga ana tjeter, klubi i ka komunikuar largimin kapitenit të skuadrës Rejnold Troplini, i cili tashmë del si futbollist i lirë.

Ky largim i sulmuesit shijakas nuk është pritur mirë nga tifozët, që kanë nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë dalë kundër drejtuesve të klubit. Por vendimi padyshim qe nuk mund te kthehet pas dhe tashme tek Erzeni jane duke i bere planet pa Troplinin.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se thuajse te gjithe protagonistet e sezonit te kaluar qe e ngjiten kete skuader ne Superlige, tashme nuk jane me pjese e ekipit. Ne kete mes perfshihen edhe shkodranet Rraboshta e Beci si dhe koplikasi Ymeri.

Keto levizje duket se kane ardhur ngaqe ka patur ndryshime ne kryesine e klubit dhe perplasjet mes paleve kane bere qe shume lojtare te largohen, por kjo nuk u ka pelqyer tifozeve te cilet ndoshta mund te vendosin edhe braktisjen e shkalleve te stadiumit ne ndeshjen e 20 gushtit ndaj Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/