Sfida mes Erzenit dhe Bylisit, e cila do të zhvillohet të enjten e datës 22 dhjetor, në orën 13:00, në Durrës, do të ketë tifoz.
Ky është lajmi i bërë me dije nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, me klubin shijakas që ka paguar gjobën prej 10 milionë lekësh (të vjetra) në mënyrë që tifozët të jenë të pranishëm në “Niko Dovana” për këtë takim.
VENDIMET:
Pranimin e kërkesës së KF Erzeni;
Konvertimin me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) Lekë të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me Vendimin nr. 9, datë 19.10.2022 për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Shuma e gjobës, do të zbritet nga të ardhurat që KF Erzeni do të marrë prej të ardhurave nga e drejta televizive për sezonin 2022-23.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.