Plotësohet stafi teknik i skuadrës së Erzenit. Drejtuesit e klubit shijakas kanë vendosur që në krah të trajnerit Skerdi Bejzade të afrojnë ish-futbollistin e njohur Ardit Beqiri si dhe Ergys Lugën, që rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës në Kinë.
Nje plotesim i tille i stafit te Erzenit vjen pikerisht ne prag te ndeshjes se neserme per kupe ndaj Vllaznise, e cila do te luhet ne oren 13.30 ne stadiumin e Rrogozhines.
Erzeni nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe aktualisht e sheh veten në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë, pasi qëndron në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara në 24 ndeshje të zhvilluara.
Tashme mbetet per t’u pare nese kjo skuader do ta marre shume seriozisht ndeshjen e kupes ndaj Vllaznise ngaqe per te me shume rendesi ka qe te siguroje qendrimin ne Superlige.