Tek Erzeni nuk e kane nder mend te heqin dore lehte nga deshira e tyre per t’u rikthyer ne Superlige. Gara me Vllaznine duket e veshtire ne pamje te pare por ne kampin shijakas ka besim.
Per kete arsye, drejtuesit e klubit kane nder mend qe te forcojne ekipin me lojtare te tjere me te cilet objektivi mund te jete me i arritshem.
Njëri prej tyre është sulmuesi Vjali Mahmuti, 22-vjeçari që para pak kohësh u largua nga Bylisi dhe më parë është aktivizuar me Ilirinë e Fushë-Krujës.
Por në Shijak po përgatiten edhe për të tjera afrime. SportEkspres.com mëson se Myslim Ramilli do të rikthehet tek Erzeni. Mesfushori sezonin e shkuar ka qenë te Besa dhe tashmë do të veshë sërish fanellën e shijakasve.
Në planet e Erzenit është edhe sulmuesi Jurgen Peqini. Ky i fundit është pjesë e Teutës, por te durrsakët i mungojnë hapësirat dhe një kalim nën urdhrat e Stojkut do të jetë një lëvizje e mbarë. Futbollisti 20-vjeçar këtë sezon ka luajtur vetëm në Kupë dhe ka shënuar dy gola.
Ajo çka eshte interesante, ka te beje me fakti se mes dy tifozerive asaj te Vllaznise dhe Erzenit, ne rrjetet sociale ka nisur “lufta”. Shkodranet ecin me emrin dhe historine nderkohe qe shijakasit duan t’u tregojne se ne futboll gjerat kane ndryshuar dhe ecet me deshire dhe jo me emer.