Erzeni i Shijakut ne volejboll per meshkuj nuk ka nder mend te ndalet. Pasi zuri vendin e pare ne kampionatin qe u mbyll para kohe nga FSHV per shkak te pandemise, mesohet se ai sot ka konfirmuar pjesmarrjen ne Ligen e Kampioneve te Europes.
Per kete arsye, drejtuesit e ekipit kane nisur menjehere merkaton dhe perveç rinovimit te kontrates me qendren, volejbollistin shkodran Marjan Gjoklaj, sot ata kane bere pjese te tyre nje tjeter volejbollist shkodran.
Behet fjale per Klaudio Qeraxhijen i cili prej disa sezonesh ka qene pjese e Partizanit por nga sot, ai do te jete volejbollit i Erzenit. Kete e ka konfirmuar vete klubi shijakas permes faqes se tij ku shkruan:
“Erzeni Voley godet sërish në merkato duke i rrëmbyer rivalit të saj Partizanit Voley, lojtarin më të mirë të saj, djaloshin shkodran Klaudio Qerraxhia, një lojtar i kombëtares shqiptare dhe një nga volejbollistët më me eksperiencë të kampionatit shqiptar të volejbollit ku është dhe fitues trofesh.
Djaloshi shkodran 1.88 cm, 75 kg, i datëlindjes 22/02/1993 ka firmosur sot pasdite zyrtarisht si pjesë e shijakasve duke mbyllur marrëveshjen me drejtuesit shijakas dhe me shefin e klubit të K.V.ERZENI z Lent Rexhepi.
Erzeni Voley sjell në gjirin e saj një kampion, dhe kampioni zgjedh një skuadër plot histori!
Mirë se vjen ke katër herë kampionët e Shqipërisë në volejboll Klaudio Qerraxhija!”