Erzeni shkruan historinë! Klubi shijakas ka mundur sot për herë të parë në historinë e vet Tiranën, ndaj të cilës nuk kishte marrë asnjëherë pikë në të gjithë përballjet që kishte me bardheblutë me parë.
E ka bërë këtë në një ndeshje të interpretuar mirë në “Elbasan Arena”, ku goditi shpejt duke fituar një penallti e kaluar në avantazh me Kahrimanoviç. Pastaj, u mbrojt shumë mirë ndaj Tiranës e cila nuk kishte shkëlqimin e zakonshëm dhe e kishte të vështirë të çantë mbrojtjen e ngjeshur të skuadrës së Kapllanit.
Kështu, Erzeni merr një fitore historike që e kthen përsëri në vendin e dytë në renditje, duke kaluar bardheblutë në renditje për t’u treguar siç pakkush i priste, pretendentë në zonën e Europës.
TIRANA 0-1 ERZENI
15′ (p) Kahrimanoviç
TIRANA: Bekaj, Behirtaçe, Lulaj, Ismajlgeci, Husein, Aleksi, Kallaku, Hila, Pergjoni, Xhixha, Hasani.
Trajner: Oregs Shehi
ERZENI: Xhika, Krasniqi, Kahrimanoviç, Kadriu, Oliveira, Sadiki, Mehmeti, Kriviçiç, Osmanllari, Asani, Nonato.
Trajner: Xhevahir Kapllani.