Erzeni konsiderohet rivali kryesor i Vllaznise ne grupin A dhe ditet e fundit ka patur shume deklarata opimiste nga kampi shijakas per pretendime te medha ne gjysmen e dyte te kampionatit, por ne fakt gjerat duket se nuk po shkojne ashtu si duhet.
Gjatë miqësores që është zhvilluar sot mes Teutës dhe Erzenit, në fund të takimit ka bërë përshtypje diçka. Mbrojtësi Jurgen Goxhaj, i cili vitet e fundit ka qenë ndër lojtarët më të spikatur në Kategorinë e Parë, e madje duke u aktivizuar edhe si sulmues është takuar me stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët.
“Vipsport.al” ka mësuar se Jurgen Goxha nesër do të dal në stërvitje me skuadrën e Tiranës në Superiore. Nuk dihet nëse Goxha do të firmosë, apo do të jetë në provë. Natyrisht që largimi i Goxhës i prish jo pak punë skuadrës së Erzenit, duke ditur edhe kualitetin që ka ai si lojtar.
Kujtojmë që Jurgen Goxha është një nga shënuesit kryesore të Gruoit A në gjysmën e parë të këtij sezoni, pasi me fanellën e shijakasve ka shënuar plot 7 gola në 12 ndeshje të luajtura.