Esat Mala e nisi nga stoli ndeshjen kundër Partizanit, por u bë protagonist me gol. Prizrenasi ka folur për “Panorama Sport” pas barazimit 2-2 ndaj të kuqve. Ai flet edhe pse e nisi nga pankina duelin e po ashtu mos festimin e rrjetës së tij. Mesfushori gjithashtu thekson se Vllaznia humbi dy pikë në këtë duel.

Esat, pritej të ishit titullar, pse e nisët nga stoli?

Kam pasur një shqetësim në seancën e fundit stërvitore. Prandaj nuk mund ta nisja nga fillimi ndeshjen. Nuk doja të rrezikoja dhe së bashku me trajnerin e stafin mjekësor vendosëm se më e mira do të ishte të mos e nisja nga fillimi.


Ishte rezultat i drejtë ky barazim 2-2 kundër Partizanit?

Ishte një ndeshje e luftuar kundër një ekipi pretendent. Mund të them se humbëm 2 pikë, sepse e pësuam golin në fund. Por i tillë është futbolli dhe ne duhet të përmirësohemi çdo herë e më shumë mendoj