Vllaznia ka vijuar edhe sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne Rrogozhine ndaj skuadres kryesuese te kampionatit- Egnatias.

Per kete ndeshje, nuk do te kete asnje mungese per arsye kartonash ne kampin shkodran, por problem mbetet gjendja shendetesore e disa lojtareve, perfshi ketu edhe mbrojtesin Stojanoviç dhe mesfushorin Alivoda te cilet shfaqen probleme ne dy ndeshjet e fundit dhe si rrjedhoje nuk u aktivizuan.

Por nga ana tjeter, syte e stafit teknik jane edhe nga sulmuesi anesor Esat Mala i cili i mungon formacionit prej disa javesh. Lojtari nga Prizreni ditet e fundit e ka nisur stervitjen, por serish eshte i diferencuar.

Kuptohet qe do t’i duhet edhe pak kohe per te kapur formen e tij, por me shume siguri edhe per ndeshjen e se shtunes nuk eshte ne planet e trajnerit Osmani per t’u aktivizuar nga fillimi. Megjithate, e rendesishme eshte qe lojtaret e demtuar po rikthehen nje e nga nje dhe ky eshte nje lajm i mire.

Me permiresimin edhe te ketij faktori, shpresat jane te medha qe edhe rezultatet pozitive te rikthehen dhe Vllaznia te ngjitet ne vendin qe i takon ne tabelen e klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/