Shumë njerëz të moshës së tij ndoshta mezi mbahen. Por ai vrapon, madje me kilometra të tëra çdo ditë. Vrapon jo thjesht për të mbajtur trupin në formë por edhe për që qenë më i miri i Shqipërisë mes veteranëve por edhe më miri i Ballkanit.
E kemi fjalën për Esat Zogajn, 78 vjeçarin shkodran që ka një pasion të jashtëzakonshëm për vrapimin. E kemi ndjekur në një stërvitje të këtyre ditëve teksa përgatitej për një garë kombëtare që zhvillohet këtë fundjavë në Tiranë dhe ku ai pretendon të dalë i pari. Duke folur për gazetën tonë, Esati përveçse flet për moshën e tij, tregon edhe objektivat që ka.
“Jam 78 vjeç dhe vrapimi është pasioni im i madh. Po përgatitem për një garë kombëtare që zhvillohet këtë fundjavë në Tiranë dhe ku do synoj të dal i pari”-ka thënë ai për gazetën online shkodrasport.com. Duke vrapuar Esat Zogaj sfidon vitet e moshës, sfidon vështirësitë financiare të jetës së tij dhe gjithçka tjetër.
Vrapimi është jeta e tij dhe prandaj thotë se do vrapojë derisa të vdesë. “Unë nuk do ndalem këtu. Çdo ditë vrapoj 10 km dhe do vazhdoj kështu”-ka thënë ai
Deri para pak vitesh, bashkë me Esatin, vraponte dhe merrte pjesë në garat e ndryshme edhe një tjetër atlet veteran, pikërisht Ruzhdi Piraniqi qe tashme eshte ndare nga jeta.. Ndërsa Esat Zogaj vazhdon dhe premton se do vazhdojë sërish. Një njeri që nuk lodhet kurrë së vrapuari.
www.shkodrasport.com