ulmuesi shqiptar, Albion Ademi, i cili numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe në vitin 2018 u thirr nga Panuçi në Kombëtaren A, do të vijojë karrierën në Superligën e Kinës.

Së fundmi Ademi firmosi me skuadrën e Tianjin Jimne Tiger për 500 mijë euro. Vitin 2023, sulmuesi 24-vjeçar e ka kaluar në elitën e futbollit të Suedisë “Allsvenskan”.

Ai ishte huazuar nga skuadra e Djurgardenit te Varnamo, teksa pjesë e këtyre të fundit ishte para se të kalonte në Kinë.

Në edicionin e kaluar, Ademi zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pati tre gola të shënuar e 3 asistime.